Ballina Aktualitet Kosovë Haradinaj flet për mosdhënien e vizës nga SHBA: Ishte për shkak të...

Haradinaj flet për mosdhënien e vizës nga SHBA: Ishte për shkak të taksës 100%

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se për shkak të mos heqjes së taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar atij vizën për ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Ai ka folur për bisedimet me ambasadorin amerikan në vend. “Kemi pasur bisedë para kohës së ‘Lutjeve të Mëngjesit’ dhe kur kemi diskutuar për taksën, më është thënë që në këtë klimë është zor me e rregullu një vizitë në Amerikë se i kemi do mendime ndryshe. Unë e respektoj këtë”, tha Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqukin në T7.

“Respekt për çdo vendim prej Amerikës. Qëllimi jonë është me u mbrojt nga një agresor’, shtoi ai.

“Ruajtja e miqësisë me Amerikën nuk duhet me mbet në kusht të dobësimit të Kosovës’, tha ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews