Ballina Kronika Itali/ Po shkonte në punë, shqiptari përplaset dhe humb jetën

Itali/ Po shkonte në punë, shqiptari përplaset dhe humb jetën

Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së një 20-vjeçari shqiptar ka ndodhur në mëngjesin e kësaj të mërkure në Lece të Italisë.

Sipas ANSA, aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në rrugën që lidh Gallipoli me Sannicola pranë fshatit Chiesanuova. Teksa po ngiste makinën e babait rrugës për në punë, 20-vjeçari ka humbur kontrollin duke humbur më pas jetën.

Kanë qenë shoferët e rastit që njoftuan ambulancën dhe ndihmën e shpejtë, por edhe pse përpjekjet për ta shpëtuar ishin maksimale i riu nuk arriti të mbijetonte.

Artikulli paraprakProtesta e studentëve çmontoi propagandën e Kryeministrit Rama
Artikulli tjetërAksident i rëndë rrugor në autostradën Tetovë-Shkup (VIDEO)