Ballina Aktualitet Rajoni Lubonja – Thaçit: Pastrim etnik keni bërë edhe ju, Presidenti: Pastrim etnik...

Lubonja – Thaçit: Pastrim etnik keni bërë edhe ju, Presidenti: Pastrim etnik ka bërë Serbia (VIDEO)

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka qenë i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar marrëveshjen potenciale të Kosovës me Serbinë. Analisti Lubonja i ka shprehur presidentit, shqetësimin se momenti ku gjendemi sot, mund të mos jetë më i favorshmi për Kosovën, për shkak të zhvillimeve në SHBA dhe BE . Në një moment gjatë bisedës, Lubonja i ka thënë Thaçit, se edhe nga ana e Kosovës, ka patur pastrim etnik.

Pjesë nga debati:

Fatos Lubonja: Tani, pikëpyetja e madhe është këtu, në momentin që jemi sot, mos ka ndryshuar dicka, jo më në favor të shqiptarëve, por në favor të serbëve, që është një cështje që ka të bëjë ngushtësisht me ne, por edhe me pasojat e tjera.

Ju flisni për marrëveshje, të gjtihë janë dakord për marrëveshje, por problem është, ju keni qenë vazhdimisht në negociata për marrëveshje, tani u duk sikur në fund fare, në një moment ka ndryshuar dicka, hidhet nëj teze, e mbyllim këtë, na jepni ju këtë copën këtu, sic thuhet Thaci me Vucicin u takuan aty shkuan me harta, të presim këtë copën këtu, të shtojmë këtë copën këtu, ta bisedojmë njëherë me këtë të Trumpit. Pra, ka ndryshuar dicka e tillë dhe kjo pastaj është pikëpyetja e madhe. A është në favor, të Kosovës?
Një kosovë e pastër etnikisht nuk mund të jetë, se pastrim etnik keni bërë edhe ju sa të doni atje.
Tani edhe ato gjyqe që përfliteni ju, për pastrim etnik…

Hashim Thaci: Pastrim etnik ka bërë Serbia. 13 500 shqiptarë i ka vrarë, 400 masakra dhe 20 mijë gra të dhunuara. Unë vazhdoj me besu, në demokracinë qytetare dhe në shtetin multi-etnik. Kosova do të jetë multi etnike. Nuk mendoj se për shqiptarët do të ishte mirë të kishte një Serbi të Milloshevicit./TPZ.AL/

Artikulli paraprakNgjela: Reagimi amerikan, sinjal për qeveri teknike (VIDEO)
Artikulli tjetërJuan Guaidó: Opozita e Venezuelës ka takuar ushtrinë