Ballina Diaspora MAKINA “U BË PËRSHESH” NGA AKSIDENTI/ Kush është SHQIPTARI që humbi jetën...

MAKINA “U BË PËRSHESH” NGA AKSIDENTI/ Kush është SHQIPTARI që humbi jetën në Itali (EMRI+FOTO)

Shtypi italian ka publikuar emrin e shqiptarit që humbi jetën në një aksident të rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë.

Viktima është Luan Hakrama 40 vjeç , baba i tre fëmijëve.

Automjeti i tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC.

Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë.

Ndërsa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia italiane thotë se dyshohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga parakalimi i gabuar i një prej makinave.

Mendohet gjithashtu që shqiptari të ketë humbur kontrollin e mjetit duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes së rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e të shtunës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews