Ballina Sport Manchester City shkatërron Chelsean, ngjitet përkohësisht në krye të Premier League

Manchester City shkatërron Chelsean, ngjitet përkohësisht në krye të Premier League

Manchester City pati sonte një natë magjike në Etihad Stadium, ku shembi Chelsean me një rezultat të thellë, 6 me 0. Djemte e Guardiolës vallëzuan në fushë, dhuruan spektakël dhe shënuan pa ndërprerje.

Që në 25 minutat e para, u pa qartë çfarë po ndodhte, kur City kaloi në avantazh të frikshëm 4 me 0. Në pjesën e dytë, ekipi i Guardiolës shënoi dy gola të tjerë. Me këtë rezultat, Manchester City kalon Liverpoolin dhe është në krye të tabelës, megjithëse me pikë të barabarta. Favori i ekipit të Klop është se kanë një ndeshje më pak, dhe kjo shërben si rezervë për të kapur sërish kryesimin./Gazeta Mapo/

@tn.lajmelokale
@tetovanews