Ballina Aktualitet Rajoni Meta jep alarmin: Moskoordinimi SHBA-BE po rrit ndikimin rus në Ballkan

Meta jep alarmin: Moskoordinimi SHBA-BE po rrit ndikimin rus në Ballkan

Presidenti Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtare në SHBA, ku sot ishte i ftuar nderi në në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, senatori Jim Inhofe. Teksa foli për sfidat e rajonit të Ballkanit, Meta kërkoi që SHBA dhe BE të dalin garante të një marrëveshje paqeje Kosovë-Serbi, që nuk parashikon shkëmbime territoresh në rajon.

Ndërkohë në mbrëmje, Presidenti ka shfrytëzuar një portim në Tëitter për të treguar se ka ndezur në takimet e tij në SHBA dritën e kuqe të alarmit për rritjen e ndikimit rus në rajon.

“Zvogëlimi & mungesa e koordinimit të efektshëm të #USA + #EU & të përfshirjes së tyre në #Ballkan, mund të krijojë një vakum që do të rriste praninë e #Rusisë dhe aktorëve të tretë në rajon”, shkruan Presidenti.

Sipas Kreut të Shtetit moskoordinimi BE-SHBA i ka lënë hapësirë aktorëve të tretë për të shtrirë tentakulat në Ballkan.

@tn.lajmelokale
@tetovanews