Ballina Sport Milani mposht Empolin, Piatek nuk di të ndalet!

Milani mposht Empolin, Piatek nuk di të ndalet!

Milani vijon me ritmin tejet pozitiv të paraqitjeve, teksa këtë fundjavë arriti të mposhtë Empolin me rezultatin 3-0 dhe t’i afrohet sërish Interit në renditje.

Kuqezinjtë e Gattusos zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë me Paqueta, por goli u anulua nga Var për pozicion jashtë loje, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.

Gjithsesi në 45 minutat e dyta kuqezinjtë ishin perfektë dhe arritën të shënojnë 3 herë, fillimisht me Piatek dhe më pas me Kessie dhe Castillejo, duke vulosur suksesin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews