Ballina Kronika Modelja e re irlandeze i jep fund jetës: S’ia dilja dot pa...

Modelja e re irlandeze i jep fund jetës: S’ia dilja dot pa nënën (Foto)

I dashuri i modeles së re nga Belfasti, Mairead O’Neil, e cila i dha fund jetës, ka folur publikisht për dhimbjen e humbjes së dashurisë së jetës. Sipas tij, Mairead i dha fund jetës pasi nuk mund të përballonte jetën pa nënën e saj.

Mairead vdiq në tetor të vitit të kaluar, pak kohë pasi kishte humbur nënën e saj të dashur nga kanceri i zorrëve.

Modelja premtuese nga zona e Belfastit, ishte vetëm 21 vjeç kur kreu aktin e rëndë.

I dashuri i saj, Keaton Moore, 28 vjeç, tha: “Mairead ishte e pabesueshme, ajo ishte kaq e veçantë. Ajo ishte ndryshe, i kishte të gjitha. Ajo ishte një model”.

Ai shtoi se nëse ajo do të kishte gjetur forcën brenda vetes, kjo nuk do të kishte ndodhur, “por ishte e tmerrshme të shihja një luftë të tillë”.

“Ajo thjesht nuk mund ta përballonte jetën pa mamanë. Vdekja e Mairead erdhi pak pasi festoi ditëlindjen e saj të parë pa nënën e saj”, tha ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews