Ballina Sport Paketa dhe Piatek bëjnë Milanin me krahë, spektakël ndaj Kaljarit

Paketa dhe Piatek bëjnë Milanin me krahë, spektakël ndaj Kaljarit

Për golin e parë Milanit i erdhi në ndihmë fati. Një goditje e Susos pritet nga portieri Kranjo, por fill pas pritjes së bërë nga “gardiani” i Kaljarit, topi përplaset me mbrojtësin Kepiteli dhe përfundon në rrejtë.

Goli i dytë ishte tejet i veçantë. Braziliani Lukas Paketa gjen golin e parë me fanellën e Milanit, i cili shfrytëzoi siç duhet harkimin e Kalabrias, por nuk pati festë nga 21-vjeçari, por vetëm një dedikim për viktimat e zjarrit në akademinë e klubit të Flamengos.

Festës së golave iu bashkua dhe polaku Piatek, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63-të.

“Në kampionatin shqiptar po shënohen shumë pak gola. Mjafton të kujtojmë se sulmuesi me më shumë gola është Latif Amadu me nëntë gola, shkruan Sportekspres.

Skuadrat janë kthyer në skuadra pragmatike duan që ta fitojnë ndeshjen vetëm me një gol”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews