Ballina Bota Provat e reja raketore të Iranit, reagon BE: Heqni dorë nga aktivitetet...

Provat e reja raketore të Iranit, reagon BE: Heqni dorë nga aktivitetet të tilla, destabilizojnë rajonin

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësime për lançimet dhe testimet e reja të raketave balistike nga Irani, transmeton Anadolu Agency.

Për këtë shkak Brukseli i bëri thirrje Teheranit zyrtar të heq dorë nga aktivitetet e tilla, për shkak se siç thonë nga BE, thellojnë mosbesimin dhe destabilizojnë rajonin.

“Irani vazhdon me përpjekjet për rritjen e gamës dhe precizitetit të raketave të saj, së bashku me rritjen e numrit të testimeve dhe lançimeve operative. Këto aktivitete thellojnë mosbesimin dhe ndikojnë në destabilizimin e rajonit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të BE-së.

Kreu i Këshillit iranian për siguri kombëtare deklaroi javën e kalaur se Irani nuk ka për qëllim rritjen e gamës së projektilëve të saj, por se do të vazhdoj të punojë në teknologjinë e saj satelitore për të përmirësuar precizitetin.

Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Khatami, theksoi se për kapacitetet e projektilëve nuk mund të bisedohet, duke refuzuar thirrjen e vendeve të BE-së dhe SHBA-së për kufizimin e teknologjisë raketore.

Irani të shtunën, gjatë shënimit të 40 vjetorit të revolucionit islamik të vitit 1979, prezantoi raketat e reja kryqëzuese me rreze prej 1.300 kilometrash.

@tn.lajmelokale
@tetovanews