Është rritur në 14 numri i personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur duke rënë në humnerë. Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për bilancin e ri të viktimave, ku sipas tij nga 14 të vdekur, 7 prej tyre kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, informon INA.
Sipas lajmeve jozyrtare autobusi që lëvizte nga Shkupi për në Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17.00. /INA
- Trump mungoi, çfarë ndodhi në debatin e dytë të republikanëve
- E dhimbshme: Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në territorin e Serbisë (FOTO)
- Të shtëna me armë në Roterdam, raportohet për viktima
- Rritja e rasteve të kancerit në zorrën e trashë vjen si pasojë e këtij gabimi që po bëjmë
- Çfarë e shkaktoi fatkeqësinë më vdekjeprurëse të përmbytjeve në Afrikë