Ballina Kronika Tetovë – Tre të rinj në pranga, u kapën me marijuanë

Tetovë – Tre të rinj në pranga, u kapën me marijuanë

Më datë 25 shkurt 2019, rreth orës 12 e 30 minuta, në rrugën “Predrag Jançevski” në Tetovë, nga liria janë privuar dy 17-vjeçarë nga Tearca e Tetovës, transmeton Tetova News.

Gjatë një kontrolli që iu është bërë atyre nga ana e pjesëtarëve të policisë, ka rezultuar se kanë pasur marijuanë.

Që të dy janë ndaluar në stacionin policor në Tetovë.

Gjithashtu, më 25 shkurt 2019, rreth orës 18 e 30 minuta, në rrugën “120” në Tetovë, nga liria është privuar edhe 18-vjeçari me inicialet I.D. nga Tetova.

Gjatë kontrollit nga policia iu gjet marijuanë.

Edhe ky person u ndalua në stacionin policor në Tetovë. Pas zbardhjes së plotë të rasteve, kundër tre të rinjve do të ngriten paditë adekuate./TetovaNews

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews