Ballina Aktualitet Kosovë THAÇI: JAM TAKUAR DISA HERË ME VUÇIÇIN, POR PA PRANINË E KAMERAVE

THAÇI: JAM TAKUAR DISA HERË ME VUÇIÇIN, POR PA PRANINË E KAMERAVE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar mbrëmjen e sotme se ka zhvilluar disa takime me homologun serb Aleksandër Vuçiç, por pa praninë e kamerave.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi, Thaçi është shprehur se ka diskutuar disa herë me homologun serb, por që këto nuk i kanë shprehur në konferencat publike.

‘Jam takuar jashtë kamerave në Bruksel, Vatikan nëpër ceremoni të ndryshme, gjithashtu edhe në Paris, edhe Vjenë e Nju Jork. Kemi diskutuar hapur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, jo diçka nga ajo që kam theksuar në konferenca për shtyp. Faza e fundit e dialogut ka kuptim për Kosovën vetëm nëse ndodh njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB’, u shpreh Hashim Thaçi.

Artikulli paraprakPlagjiaturat, njihuni me deputeten kampione: Ka kopjuar 90% të studimit!
Artikulli tjetërTRUPROJA QËLLON ME GRUSHT NË BARK QYTETARIN QË TAKOI BASHËN (VIDEO)