Ballina Bota Turqia “josh” studentët e huaj

Turqia “josh” studentët e huaj

Veç turizmit, Turqia synon të tërheqë edhe më shumë të rinj që duan të studiojnë atje.

Kreu i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike Abdullah Eren ka ftuar studentët e huaj të cilët duan të vazhdojnë arsimin e lartë në Turqi dhe të aplikojnë në programin për të përfituar bursat studentore të cilat financohen nga shteti.

Programi I cili u lançua në 2012 pothuajse ka trefishuar numrin e aplikantëve në vitin 2018 duke e çuar atë më 136.000 aplikantë.

Programi u jep mundësin studentëve të huaj të përzgjedhur të ndjekin nivelin bachelor , master si dhe doktoraturë, në universitetet më prestigjioze në Turqi.

“Ftojmë studentët nga e gjithë bota të studiojnë në Turqi. Ata që dëshirojnë të studiojnë në Turqi, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar në adresën e internetit ‘ëëë.turkiyeburslari.gov.tr’ deri më 20 shkurt”.

Programi synon të ndërtojë një rrjet liderësh të ardhshëm të cilët do të angazhohen për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve dhe një mirëkuptim të ndërsjellë midis shoqërive, shpjegohet në faqen e internetit të programit bursist.

Ndërkohë Eren shpjegoi se “Ne rregullojmë pagesën e llogarisë për studim si dhe sigurimin shëndetësor deri në përfundim të studimeve. Programi mbulon edhe shpenzimet për akomodim”

Përveç kësaj, studentëve tanë u sigurojmë edhe para xhepi.

Pra, një student i cili do të fitojë këtë bursë, do të mund të studiojë pa pasur nevojë për ndonjë fond tjetër”ka shpjeguar Eren.

@tn.lajmelokale
@tetovanews