Ballina Bota Incidenti në avionin Stamboll-Nju Jork, shqiptari: Njerëzit fluturonin! (VIDEO)

Incidenti në avionin Stamboll-Nju Jork, shqiptari: Njerëzit fluturonin! (VIDEO)

Fluturimi i avionit Boeing 777-300 të kompanisë “Turkish Airlines” që u nis nga Stambolli për në Nju Jork, u shoqërua nga një incident që la të plagosur mbi 30 persona, vetëm 45 minuta para ulje në aeroportin John F. Kenedy.

Turbulencat e forta në ajër shkaktuan frikë te pasagjerët, disa prej të cilëve pësuan çarje dhe fraktura të ndryshme.

Dhjetëra ambulanca u thirrën në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut dhe transportuan të plagosurit drejt spitaleve të ndryshme.

Pasagjerët thanë për mediat se nuk u njoftuan për turbulencën dhe disa njerëz nuk kishin vendosur rripin e tyre të sigurimit në atë moment.

“Asnjë rrip sigurimi nuk ishte vendosur… Ne u trembëm seriozisht për jetën tonë”, tha Derya van Helden, e cila gjendej në avion.

Steve Coleman, një zëdhënës i Autoritetit të Aeroporteve të Nju Jorkut dhe Neë Jersey, tha se një stjuardesë kishte thyer këmbën gjatë turbulencave.

Ndëkrohë në bordin e avionit të kompanisë turke ka qenë edhe një pasagjer shqiptar. Sead Nikaj tha për “ABC News” se ‘askush nuk i njoftoi pasagjerët se diçka po shkonte keq me fluturimin”.

“Unë pash njerëz që nisën “të fluturojnë” brenda në avion. Pastaj pash gjak në fytyrat e duart e disave. Unë kisha një zonjë pranë meje, ajo me të vërtetë ra nga vendi i saj në dysheme dhe i gjithë kurrizi i saj u mbush me gjak, ndërsa dikush që ishte duke punuar në aeroplan theu këmbën e saj”, tha Nikaj për median amerikane.

“Në pistë u dyndën ambulacat, pasagjerët ishin të gjakosur e të tmerruar”, shtoi shqiptari duke theksuar se nuk do të fluturojë më.

“E ka mbyllur, me atë që kam përjetuar sot…”, thotë ai.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo përvojë e pafat” dhe se po monitoronte nga afër gjendjen shëndetësore të udhëtarëve të lënduar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews