Ballina Bota Kina do investojë 70 miliardë euro për ndërtimin e një… ishulli artificial

Kina do investojë 70 miliardë euro për ndërtimin e një… ishulli artificial

Hong Kongu pritet të ndërtojë një nga ishujt më të mëdhenj artificialë në botë, për një kosto të pabesueshme prej 70 miliardë euro, njoftuan autoritetet.

Ish-kolonia britanike parashikon të fitojë 1 000 hektarë në det në afërsi të Lantau, ishulli më i madh i Hong Kongut. Hong Kongu e prezantoi projektin si një zgjidhje për të përballuar mungesën e qendrave të banimit në territorin me shtatë milionë banorë, ku metri katror është nga më të shtrenjtit në planet. Programi është vlerësuar për 624 miliardë dollarë të Hong Kongut (70 miliardë euro).

Autoritetet sqaruan të martën se shpresonin që punimet të nismin në 2025, me objektivin për t’a shndërruar në një qendër banimi, për të pritur banorët e parë në 2032.

Ishulli artificial, infrastruktura më e shtrenjtë e ndërtuar më parë nga Hong Kong do të ketë një kosto katër herë më të lartë se aeroporti ndërkombëtar i qytetit, i përuruar në Lantau në vitin 1998. Fatura do të jetë disa herë më e lartë se ajo e Palm Jumeirah, ishulli i famshëm artificial në brigjet e Dubait, i vlerësuar nga media për një kosto rreth 10 miliardë euro.

@tn.lajmelokale
@tetovanews