Ballina Bota Libri i Michelle Obama, me shumë gjasa autobiografia më e suksesshme

Libri i Michelle Obama, me shumë gjasa autobiografia më e suksesshme

Libri i Michelle Obamas ka premisat për t’u bërë autobiografia më popullore deri më sot, të paktën kështu shprehen botuesit e tij. Libri, i cili është botuar pesë muaj më parë, është shitur deri më tani në dhjetë milionë kopje.

“Ne besojmë se ky libër do bëhet autobiografia më e suksesshme ndonjëherë”,- u shpreh Thomas Rabe, shefi ekzekutiv i firmës gjermane “Bertelsmann”. Firma në fjalë pagoi 60 milionë dollarë në vitin 2017 për të drejtat e librit, së bashku për atë të ish-presidentit amerikan Barack Obama, i cili ende nuk është botuar.

Sipas raporteve, libri i ish Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara është aktualisht në vendin e 11 në listën e 20 biografive dhe autobiografive më të mira.

@tn.lajmelokale
@tetovanews