Ballina Sport LIVE/ Sfida Shqipëri- Turqi 0-1, ndëshkojnë turqit pas një gabimi në mbrojtje

LIVE/ Sfida Shqipëri- Turqi 0-1, ndëshkojnë turqit pas një gabimi në mbrojtje

Në momentin më të mirë tonin Turqia na godet. Është Jilmaz që brenda zonës nuk fal duke e dërguar topin pas krahëve të Berishës.

NDESHJA

Kombëtarja shqiptare starton mbrëmjen e sotme fushatën e ndeshjeve të kampionatit Europian “Euro 2020”, dhe takimin e parë do ta luajmë në fushën tonë kundër Turqisë në stadiumin e qytetit të Shkodrës, “Loro Boriçi”.Një takim ku kuqezinjtë e drejtuar nga italiani, Kristian Panuçi, do të synojnë që ta nisin me këmbë të mbarë këtë edicion të ri, edhe pse përballë do të keni një kundërshtar jo shumë të lehtë për tu mundur.Ndërkohë, Turqia është paksa favorite për të dal me fitore nga Shkodra dhe do të synojë që të mos zhgënjejë tifozët e ardhur për t’i mbështetur.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian PanuçiTurqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh

Shiko LIVE

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews