Ballina Aktualitet Rajoni Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, Rama e mbështet: Është diçka e natyrshme!

Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, Rama e mbështet: Është diçka e natyrshme!

Në Tiranë, “kazani” siç preferon t’i quajë Edi Rama mediat po “zien” nga lajmet që raportojnë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të kryeministrit, që e ka detyruar të “shtegtojë” në Gjermani për t’u kuruar.

Por teksa këtë lajm e ka përgënjeshtruar në Twitter, Rama ka folur edhe për gazetën zvicerane “Neue Zuercher Zeitung” në këtë “arratisje” të tij drejt Europës.

Shefi i qeverisë është pyetur për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi dhe ka habitur jo pak me përgjigjet e tij.

“Kjo është një gjë e natyrshme”, ka pohuar kryeministri për një shkëmbim të mundshëm territoresh.

Rama ka shtuar se Shqipëria nuk është e përfshirë direkt në diskutimet Kosovë – Serbi, por sërish duket se ka konfirmuar mbështetjen e tij për ndryshimin e kufijve, përkrahje për të cilën u përfol se pati një përplasje me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ndër të tjera, autori i artikullit Andreas Reih thekson se nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas gazetarit, që duket se është një përkrahës i kësaj teze, kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do i jepte fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar.

“Për vite të tëra, Perëndimi nuk i pranoi kategorikisht ndryshimet kufitare në Ballkan. Megjithatë, për disa muaj, gjithnjë e më shumë vende të BE dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen nga ky qëndrim: gjëja kryesore është që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje”, shkruhet në artikull.

“Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia”, nënvizon Rama.

Por si mund të jetë kufiri i ri? Rama këtu bën një kufizim: “Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute”.

Megjithatë, kreu i ekzekutivit shqiptar nuk e përcakton më tej se çfarë quan një ndryshim natyral të kufirit. Për një gjë është i sigurt: “Shqipëria do mbështesë çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA”, përfundon artikulli.

Artikulli paraprakDEBAT: “Mundësi për Shkupin: Në çfarë qyteti ne duam të jetojmë”
Artikulli tjetërKosova mbetet e pamposhtur (VIDEO)