Ballina Bota “Rusia po kërkon të krijojë një situatë pasigurie në Ballkan”

“Rusia po kërkon të krijojë një situatë pasigurie në Ballkan”

Po si erdhi pozicionimi i Rusisë përballë Europës e më gjerë? Studiuesi i çështjeve të sigurisë, Arjan Dyrmishi deklaroi në “Top Talk” se kjo nuk ka ndodhur menjëherë. Sipas tij kanë ndikuar edhe zhvillimet e brendshme, ku Rusia vitet e fundit ka pasur zhvillim ekonomik.

“Poziciononim i Rusisë ka ardhur në proporcion të zhvillimeve të brendshme. Rusia ka kaluar një fazë shumë të rëndë korrupsioni, kolapsi ekonomik dhe nga bumi i çmimeve të naftës, Rusia pati një ringritje të ekonomisë, ku rigjallëroi ekonomin e vendit, ushtrinë dhe influencën , në mënyrë që të jetë më efektive. Kjo do të thotë se po përpiqet që të rrisë ndikimin nga fuqi rajonale në fuqi globale. Ndodhemi në një faze të këtij projeksioni, për të arritur këtë lloj ndikimi, që është i kombinuar. Nuk ndodh vetëm në Ballkan por edhe ne vende të tjera. Rusia dërgoi trupa në Venezuelë”, tha studiuesi.

Sipas tij interesat e Rusisë në Ballkan nuk janë të shkëputura nga pozita globale. Dyrmishi thotë se Ballkani është pjesë e butë e Europës dhe se ajo po përpiqet që të bllokojë orientimin e këtyre vendeve drejt anëtarësimit në BE.

“Interesat Ruse nuk janë të shkëputura nga pozita e saj globale. Ballkani është pjesë e butë e Evropës, për aq kohë sa vendet ballkanike janë orientuar drejt Bashkimit Evropian, Rusia ka tentuar që ta bllokojë këtë gjë. Vazhdon që të ketë influencë të tillë. Nëpërmjet stanjacionit të Ballkanit po kërkon që të krijojë një situatë pasigurie”, u shpreh Dyrmishi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews