Ballina Bota Trump nis “luftë tregtare” me Indinë dhe Turqinë

Trump nis “luftë tregtare” me Indinë dhe Turqinë

Teksa “lufta tregtare” me Kinën pritet të mbyllet me një marrëveshje, presidenti amerikan Donald Trump duket se po hap fronte të reja.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi për Kongresin se planifikon t’i japë fund marrëveshjes tregtare preferenciale me Indinë, dhe Turqinë, pasi sipas tij India nuk ka respektuar kushtet e qasjes reciproke dhe nuk arriti të sigurojë qasjen e SHBA-së në tregjet e këtij vendi, ndërsa Turqia është zhvillluar mjaftueshëm për sa i përket ekonomisë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e përfaqësuesit për tregtinë amerikane, me anë të një deklarate për mediat. Anulimi i cilësimit të Indisë dhe Turqisë si dy vende me marrëveshje preferenciale, e thënë ndryshe konsiston në vendosjen e tarifave në disa pordukte të caktuara.

@tn.lajmelokale
@tetovanews