Ballina Aktualitet Rajoni Beteja e Koshares, si e përmendi Vuçiqi në Kinë

Beteja e Koshares, si e përmendi Vuçiqi në Kinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se presidenti kinez Xi Jingping e ka dhënë dritën e gjelbër për bashkëpunimin tekniko-ushtarak ndërmjet Serbisë e Kinës.

“Kjo do të thotë furnizim me armatim të ndryshëm, me ç’rast me kushte të favorshme do të bëhemi me pajisjet më të nevojshme për vendin. Me siguri në vitin e ardhshëm do të furnizohemi me pajisje radarësh të avionëve dhe helikopterëve tanë. Dy fluturake pa pilot tashmë i kemi marrë. Po mendojmë të pajisemi edhe me raketat tokë –ajër që janë të jashtëzakonshme”.

“Me këto pajisje Serbia do të mundë ta mbronte qiellin e vet pesë ose gjashtë herë më shumë dhe më mirë se sa që mundet tash”.

Megjithatë,Vuçiqi ka shfaqur drojë për mundësinë që Serbia të pajiset me këtë armatim:

“Për këtë duhet të bisedojmë edhe me disa fuqi të tjera botërore, sepse mund të mos na shikojnë me sy të mirë”.

Sipas tij, brenda dhjetë vjetësh e ardhmja e luftës do të jetë në fluturaket vetëvrasëse pa pilot në mënyrë që të mos vriten njerëzit.

“Për shembull, pas dhjetë vjetësh beteja e Koshares nuk do të mund të përsëritej, pasi që çdo gjë ndryshon”, tha ai duke shtuar se “Serbia që nga tash është shumë më e fuqishme se sa para 20 vjetësh e pas 5 ose 10 vjetësh, ajo do të forcohet edhe shumë më shumë”.

Vuçiq ka thënë se së shpejti e pret vizitën e presidentit të Kinës në Serbi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews