Ballina Bota Dy gjarpërinj të zinj në zyrën e Presidentit liberian

Dy gjarpërinj të zinj në zyrën e Presidentit liberian

Presidenti i Liberisë, George Weah u detyrua të dilte nga zyra e tij të mërkurën dhe të punonte në rezidencën private. Shkak u bënë dy gjarpërinj të zi, të cilët u gjetën në zyrën e tij.

Sekretari për shtyp, Smith Toby, duke folur për BBC tregoi se gjarpërinjtë u gjetën në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendi zyrtar i punës së presidentit. Ai tha gjithashtu se i gjithë stafi ishte larguar nga godina deri më datë 22 Prill.

Sipas Tobyt “kjo masë u mor për t’u siguruar që ndërtesa të jetë e pastruar nga zvarranikët”.

Zyra e presidentit është vendosur në Ministrinë e Jashtme që prej vitit 2006, kur Presidenca u përfshi nga flakët.

“Gjarpërinjtë nuk u arritën të vriteshin“, tha Toby. “Ato arritën të iknin nga një vrimë e vogël”.

Megjithatë, pritet që Presidenti të rikthehet në zyrë të hënën, pasi e gjithë ndërtesa të jetë kontrolluar e siguruar që nuk ka rrezik./tvklan.al