Ballina Sport Juventus sërish kampion në Itali

Juventus sërish kampion në Itali

Tek Juventus, duket se harruan për një moment eliminimin nga Champions League. “Zonja e Vjetër”, është shpallur kampione 5 javë para përfundimit të Seria A.

Bardhezinjve i’u nevojitej një pikë për tu shpallur matematikisht kampion, ndërsa në javën e 33 fituan 2 me 1 kundër Fiorentinës.

Edhe sot, ndeshja fillon me vështirësi për kampionët, me një gola në minutën e 6-të të Milenkovic. Por bardhëzinjtë reagojnë dhe barazojnë me brazilianin Alex Sandro në minutën e 37-të.

Gjithsesi, golin e fitores dhe të kampionatit e shënon në portën e tij lojtari i Fiorentinës German Pezzella (53’), duke i lënë rrugë fillimit të festës juventine.

Sipas renditjes “Zonja e Vjetër” ka 20 pikë me shumë se Napoli i vendit të dytë. Ky është titulli i 8 radhazi për Juventus në Seria A dhe i 35 në histori./Opinion.al