Ballina Bota SHBA paralajmëron Turqinë: Zgjidh mes NATO-s dhe sistemit raketor rus

SHBA paralajmëron Turqinë: Zgjidh mes NATO-s dhe sistemit raketor rus

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të NATO-s, ka kritikuar Turqinë për marrëveshjen e arritur me Rusinë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400.

Ai ka paralajmëruar se në rast se kjo marrëveshje nuk anulohet, Turqisë do t’i duhet të zgjedh mes NATO-s dhe sistemit rus të mbrojtjes nga raketat S-400.

Blerjen e këtij sistemi nga ana ë Turqisë, Pence e ka cilësuar si një kërcënim të hapur ndaj SHBA-së dhe NATO-s.

“Turqia duhet të zgjedhë. Dëshiron të mbetet një partner i besueshëm i aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e botës? Apo dëshiron të rrezikojë sigurinë e partneritetit duke ndërmarrë vendime të pamatura që minojnë aleancën tonë?”

Por, zv./presidentit turk Fuat Oktay, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Zëvendëspresidenti amerikan, duke pyetur ShBA-në nëse e dëshiron Turqinë një partner apo do të bashkojë forcat me terroristët, duke kërcënuar aleatët e NATO-s.

Ndërkohë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se SHBA dhe Turqia do të gjejnë një mënyrë për të shmangur përplasjet mes njëra-tjetrës.

“Unë vetëm do të përpiqem t’i lehtësoj bisedimet ndërmjet aleatëve që janë drejtpërdrejt në këtë çështje,” tha ai./ Opinion.al E.Xh.