Ballina Aktualitet Kosovë Takimi në Berlin për Kosovën/ Vuçiqi i trembet Merkelit, lideri serb merr...

Takimi në Berlin për Kosovën/ Vuçiqi i trembet Merkelit, lideri serb merr këshilla nga Putini

Më datën 29 të këtij muaji, në Berlin do të mbahet takimi për Ballkanin Perëndimor, nën organizmin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Nga ana e tij, ministri serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiç deklaroi se Aleksandër Vuçiç e presin presione të mëdha në Berlin për Kosovën.

Sipas tij, për këtë janë shumë të rëndësishme takimet që Vuçiç do zhvillojë me presidentin Putin në Pekin.

“Do të ketë kulme presionesh ndaj Serbisë që ta vazhdojë dialogun pa marrë para sysh nëse Kosova e heq ose jo taksën”, ka vlerësuar ai.

Ministri serb konsideron se takimi në Berlin, ka shkaktuar kundërthënie në Bashkimin Europian dhe se ai është organizuar pa dijeninë e Brukselit.

Sipas Daçiç, ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov i ka thënë se Rusia do të përkrahë çdo zgjidhje për të cilën Serbia mendon se është në interesin e saj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews