Ballina Sport 17-vjeçari shqiptar luan ndeshjen e parë në Serinë A

17-vjeçari shqiptar luan ndeshjen e parë në Serinë A

Vetëm 17 vjeç dhe Anxhelo Ndrecka, mesfushori shqiptar, ka luajtur ndeshjen e tij të parë në kampionatin e Serisë A në Itali në ndeshjen Kievo-Spal.

Skuadra nga Verona u mposht me rezultatin 0-4, teksa Ndrecka qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës, duke bërë një paraqitje deri diku të kënaqshme, pavarësisht rezultatit.

17-vjeçari kishte kohë që grumbullohej nga trajneri me ekipin e parë, ëndrra e tij u bë realitet pikërisht ditën e sotme. Ai është pjesë e Kombëtareve të moshave, teksa shpreson që në një të ardhme të veshë fanellën e kombëtares së parë./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews