Ballina Bota Frikë dhe panik/ Në 5 minuta bëhet nami, breshër dhe gurë nga...

Frikë dhe panik/ Në 5 minuta bëhet nami, breshër dhe gurë nga qielli (Video)

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Rumani. Reshje të mëdha breshëri dhe gurësh kanë përfshirë qytetin e Zalaut, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Si pasojë e këtij moti, qyteti u përball edhe me vërshime, ndërsa copëzat e gurëve shkaktuan dëme në xhamat e dhjetëra makinave.

Sipas mediave rumune, madhësia e breshrit ishte sa një kokërr vezë. Përveç qytetit Zalau, nga moti i keq janë përfshirë edhe qytetet e tjera si Bihor, Arad dhe Timis dhe Salaj. Kjo stuhi zgjati për pesë minuta, duke krijuar frikë dhe panik te njerëzit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews