Ballina Bota Mbreti i A.Saudite thërret samit urgjent të shteteve arabe pas tensioneve në...

Mbreti i A.Saudite thërret samit urgjent të shteteve arabe pas tensioneve në rritje me Iranin

Arabia Saudite ka bërë thirrje për dy mbledhje urgjente me aleatët arabë, në fund të këtij muaji, për të diskutuar sanksionet e fundit ndaj transportit dhe prodhimit të naftës dhe rritjes së tensioneve me rivalin e kahmotshëm Iranin.

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, më 18 maj u bëri thirrje liderëve të Këshillit Bashkëpunues të Gjirit Persik dhe Ligës Arabe, për takim emergjent në samitin e Mekës më 30 maj.

Zyrtarët deklaruan se diskutimet do të fokusohen në sulmet ndaj katër anijeve komerciale në detin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sulmet e armatosura me dron ndaj prodhimit të naftës afër Riadit.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj anijeve. Rebelët Huthi të vendosur në Jemen, që janë të mbështeetur nga Teherani, kanë marrë përgjegjësinë e sulmit me dron.

Emiratet e Bashkuara Arabe, aleatë i ngushtë i Arabisë Saudite, kanë mirëpritur thirrjen për samitin e Mekës, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit ndaj këtyre “rrethanave kritike” në Gjirin Persik dhe vendet e tjera.

Myslimanët sunit të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë alëatë të fuqishëm të SHBA-së në betejën gjeopolitike kundër shi’itëve në Iran.

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, kishte akuzuar Iranin për destabilizim të rajonit dhe ka bërë thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar për të marrë përgjegjësi në ndalimin e këtyre veprimtarive nga Teherani.

Këto ngjarje vijnë pas rritjes së tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit. Uashingtoni ka shtuar prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme, pas raportimeve të intelegjencës së Irani është duke planifikuar një sulm.

Përkundër këtyre, presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk është i interesuar të hyjë në luftë me Teheranin dhe ka bërë thirrje që të ulen në bisedime.

Liderët iranianë po ashtu kanë mohuar mundësinë e luftës mes dy vendeve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews