Ballina Sport Një shqiptare në majën e Europës – Erblira Bici kampione në volejboll...

Një shqiptare në majën e Europës – Erblira Bici kampione në volejboll (VIDEO)

Erblira Bici është padyshim volejbollistja më e mirë kuqezi për momentin.

E reja 23-vjeçare, lindur në Gramsh u konfirmua edhe në arenën ndërkombëtare, pas 4 kampionateve të fituara në Shqipëri, dhe bëhet shqiptarja e parë që shpallet kampione e Evropës në volejboll për femra.


Bici dhe skuadra e saj Novara, triumfuan 3 me 1 kundër ekipit tjetër italian, Conegliano, në finalen e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, duke fituar edhe trofeun e Champions League për edicionin 2018-2019.


Një triumf i jashtëzakonshëm për sportisten e Kombëtares shqiptare, e cila po përjeton momentin më të mirë në karrierë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews