Ballina Bota Trump fut kompaninë “Huawei” në listën e zezë

Trump fut kompaninë “Huawei” në listën e zezë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka future në listën e zezë gjigandin kinez të telekomunikacionit “Huawei”. Sipas ministrit amerikan të tregtisë, vendimi është marrë për arsye sigurie

Tensione mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës sërish për çështjen “Huawei” . Gjiganti I telekomunikacionit kinez dhe 70 degët e tij janë futur në listën e zezë të sipërmarrjeve tregtare. Masa e konfirmuar nga ministri amerikan i tregtisë Uilbur Ros, do ta bëjë më të vështirë për “Huawei” që të blejë pjesë dhe përbërës nga shoqëri amerikane. Kompania kineze reagoi duke thënë se ndalimi për të vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkaktojë dëme për sipërmarrjet dhe konsumatorët.

Vendimi I mbështetur nga presidenti amerikan Donald Tramp, do të ndalojë që teknologjia amerikane të përdoret nga ente të huaja në një mënyrë të tillë që të minojë sigurinë kombëtare amerikane, apo interesat e politikës së jashtme.

Në reagimin e tij gjigandi kinez u shpreh se kufizimi i kompanisë “Huawei” nuk do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më të sigurta apo të forta, por do të shërbejë vetëm për të kufizuar vendin në mënyrë që të zgjedhë alternative më të dobëta, më të shtrenjta duke vonuar vendin nga shpërndarjen e 5G-së. por gjithashtu do të krijohen çështje të tjera të rënda ligjore./ABC News Albania

@tn.lajmelokale
@tetovanews