Ballina Bota VIDEO/ Panik gjatë fluturimit të avionit në qiell, plagosen 14 pasagjerë

VIDEO/ Panik gjatë fluturimit të avionit në qiell, plagosen 14 pasagjerë

Një fluturim i British Airways u godit nga turbulenca të rënda ajrore. Fluturimi nga Londra për në Florida shkaktoi 14 pasagjerë të plagosur.

Skena tronditëse u kap në një video virale të incidentit.

Sipas një pasagjeri në bord, avioni “ra papritmas dhe pa paralajmërim” gjatë incidentit të frikshëm.

Pamjet nga fluturimi transatlantik tregojnë sendet e shpërndara brenda aeroplanit si pasojë e forcës së turbulencës.

Jastëkët, revistat, çantat dhe valixhet mund të shihen të shpërndara lart e poshtë në dysheme.

Pamjet u filmuan nga brenda avionit nga Ollie Richmond, që tregojnë pasojat e turbulencës së fortë.

Richmond shkroi në mediat sociale ku ndau klipin e tij: “Skena të çmendura në # BA2166 (sic) sot. Avioni ka rënë papritur dhe pa paralajmërim – shumë njerëz godasin tavanin! Ishte diçka si një film! Shumë njerëz dërgohen në spital”.

Një pasagjer tjetër në fluturim mund të dëgjohet duke thënë në video: “Unë kurrë nuk kam parë dikush të dalë nga vendet e tyre si kësaj here”.

Shiko videon:

https://www.youtube.com/watch?v=omCeB_DOzcw

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews