Ballina Bota Politikani dhe gazetari kthejnë studion në arenë boksi (VIDEO)

Politikani dhe gazetari kthejnë studion në arenë boksi (VIDEO)

Ai që nisi si një debat i nxehtë politik midis një politikani pakistanez dhe një gazetari, es*kaloi shumë shpejt në një përl*eshje të dhu*nshme gjatë një transmetimi televiziv të drejtpërdrejtë.

Masroor Ali Siyal, një udhëheqës i lartë i partisë qeverisëse Tehreek-e-Insaf (PTI), su*lmoi gazetarin dhe presidentin e “Karachi Press Club”, Imtiaz Khan, duke u shfaqur në “News Line me Aftab Mugheri” të hënën.

Para grush*tave dhe shke*lmave, Siyal u dëgjua ta paralajmëronte Khanin për tonin e tij ag*resiv.

Dyshja përfundimisht u desh të ndahej nga stafi i televizionit dhe të ftuarit e tjerë, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë vazhdonte.

Masroor Ali Siyal më pas u ul përsëri për të vazhduar diskutimin, ndërsa Khan u largua nga studio për disa minuta para se të kthehej në panel – duke lëshuar një paralajmërim të rre*ptë tek drejtuesi i PTI.

Video e përl*eshjes shumë shpejt u bë virale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews