Ballina Bota Avionë spiunë amerikanë në hapësirën ruse, alarmohet Kremlini (Video)

Avionë spiunë amerikanë në hapësirën ruse, alarmohet Kremlini (Video)

Rusia është vënë në alarm, pasi një avion zbulues amerikan po shkonte drejt hapësirës ajrore në Detin e Zi.

Avioni luftarak rus Sukhoi SU-27 u dërgua për të kapur një aeroplan të patrullës së Uashingtonit “P-8A Poseidon”, i cili fluturoi pranë kufijve në gadishullin e Krimesë.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë zbuluan aeroplanin e patrullës së Marinës së SHBA që po fluturonte mbi ujërat neutrale, paralelisht me kufirin rus dhe dërgoi një Sukhoi SU-27 për të kapur atë”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas Ministrisë, ekuipazhi rus SU-27, pasi iu afrua në një distancë të sigurt, identifikoi avionin si një aeroplan amerikan “P-8A Poseidon”, i cili menjëherë ndryshoi drejtimin e fluturimit nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=2nMF8JVgzts

@tn.lajmelokale
@tetovanews