Ballina Bota I nxehti afrikan/ Pas Evropës, radhën e ka SHBA dhe Kanadaja

I nxehti afrikan/ Pas Evropës, radhën e ka SHBA dhe Kanadaja

Një valë e të nxehtit afrikan do të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Meteorologët thonë se kjo valë do të prekë pjesën më të madhe të shteteve në ShBA ku rrreth 200 milion njerëz do të jenë të rrezikuar nga i nxheti.

Vala do të godasë si disa vende si: Neë York, Ëashington, Boston, Kansas City, Loisville etj. Temperaturat minimale të kësaj vale të nxehti do të jenë 36 gradë celcius, ndërsa pritet që të kalohen temperaturat 45 gradë celcius.

I nxehti afrikan pritet të zgjasë disa ditë duke filluar që sot. Ekspertët bëjnë të ditur se një ndër faktorët kryesorë për rritjen e temperaturave është ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.

Bëhet thirrje që qytetarët të konsumojnë ujë dhe lëngje të freskëta si dhe të shmangin qëndrimin jashtë në orët e pikut.

Kujtojmë që muajin e kaluar bota kaloi temperaturat më të larta në histori ku më i goditur ishtë kontinenti europian. Franca, Gjermania dhe Spanja shënuan temperatura deri në 46 gradë celcius.

@tn.lajmelokale
@tetovanews