Ballina Bota Brazili refuzon 22 milionët e G7-ës për Amazonën: Ju jeni kolonialistë!

Brazili refuzon 22 milionët e G7-ës për Amazonën: Ju jeni kolonialistë!

Qeveria braziliane ka refuzuar një ofertë ndihme nga vendet e G7 për të ndihmuar shuarjen e zjarreve në pyjet e Amazonës.

Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili priti një samit të G7 që përfundoi të hënën – tha që 22 milion dollarë do të dhurohen për të ndihmuar Amazonën.

Por zyrtarët brazilianë i kanë hedhur poshtë ndihmat monetare.

Përveç kësaj, presidenti Jair Bolsonaro ka akuzuar Francën se po e trajtonte Brazilin si një koloni.

Ministri i tij i Mbrojtjes tha se zjarret në Amazon nuk ishin jashtë kontrollit.

Duke komentuar ofertën e ndihmës ngaG7, shefi i shtabit të Bolsonaros, Onyx Lorenzoni, tha: “Faleminderit, por ndoshta ato të holla janë më të rëndësishme për pyjet e Evropës”.

“Macron nuk mundi të shmangë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e trashëgimisë së botës, e tani dëshiron të na japë mësime për vendin tonë”, shtoi ai duke iu referua zjarrit që goditi katedralen Notre-Dame në Paris para pak muajsh.

Ai gjithashtu tha se Brazili mund të mësojë “çdo shtet” se si të mbrojë pyjet e veta.

Një numër rekord zjarresh po digjen në Brazil, kryesisht në Amazon, sipas agjencisë së hulumtimit hapësinor të vendit, Inpe. Presidenti Macron javën e kaluar i përshkroi zjarret si një “krizë ndërkombëtare”.

https://www.youtube.com/watch?v=_gBPOyX5mEQ