Ballina Bota Salvini paralajmëron protesta, pasi e nxorrën në opozitë: Nuk ka Qeveri pa...

Salvini paralajmëron protesta, pasi e nxorrën në opozitë: Nuk ka Qeveri pa mua, italianë dilni në shesh

MILAN, ITALY - MAY 27: Italy's Deputy Prime Minister and leader of right-wing Lega (League) political party Matteo Salvini holds a crucifix in his hand while attending a news conference following the European Parliamentary election results at Lega's headquarter on May 27, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emanuele Cremaschi/Getty Images)

Lideri i Legës në Itali, Matteo Salvini pasi mbeti në opozitë ka paralajmëruar një protestë në 19 tetor.

“Më 19 tetor në Romë, një ditë e madhe e krenarisë italiane”, tha ai gjatë një komunikimi live në Facebook.

“Do të jetë dita e krenarisë së shumicës së zellshme, e cila nuk do të bëjë rrëmujë, por kush dëshiron një qeveri që nuk lind natën në Paris ose Bruksel dhe që shpërblehet për këtë,” tha ai.

Presidenti italian Sergio Mattarella ngarkoi Giuseppe Conten me detyrën e kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-PD, duke nxjerrë Salvinin në opozitë.

Ky i fundit u përpoq të shkaktonte zgjedhje të parakohshme, me shpresë se do bëhej kryeministër, por 5 Yjet dhe PD u bënë bashkë, duke rrëzuar kështu planin e Salvinit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews