Ballina Sport Kosova zbulon lojtarët e grumbulluar kundër Anglisë

Kosova zbulon lojtarët e grumbulluar kundër Anglisë

Është publikuar lista e lojtarëve me të cilët do të luajë ekipi i përfaqësueses së Kosovës U21 ndaj Anglisë U21.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me 9 shtator 2019, ku përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire në Angli, raporton KTV.

Në këtë listë mund të vërehen disa lojtarë të rinj, që i janë bashkuar ekipit të Kosovës, si Valdrin Mustafa, Gëzim Pepsi e Arton Zekaj.

“Jemi duke e formuar boshtin e skuadrës dhe këta lojtarë janë të ftuar për shkak të talentit që kanë dhe besoj që shkallë-shkallë do të ngrihemi ngadalë”, ka deklaruar përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Rafet Prekazi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews