Ballina Bota LIVE nga Ankaraja: Erdogan, Putin dhe Rohani diskutojnë për Sirinë (VIDEO)

LIVE nga Ankaraja: Erdogan, Putin dhe Rohani diskutojnë për Sirinë (VIDEO)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pret sot në Ankara homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë iranian, Hassan Rohani për të diskutuar lu*ftën në Siri.

Ata pritet të fokusohen në përparimin e qeverisë siriane në provincën Idlib, njëherësh rajonin e fundit që kontrollohet nga rebelët, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Vitin e kaluar, Rusia dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për streha të sigurta, të cilat ishte planifikuar se do ta mbronin Idlibin nga një sul*m qeveritar.


Ankaraja ka rreth 12 pozicione të vëzhgimit në këtë zonë për të siguruar zbatimin e marrëveshjes, ndonëse frikësohet se forcat siriane që gëzojnë mbështetjen ajrore të Rusisë, mund të hyjnë në Idlib.

Ky takim shënon samitin e pestë në mes të këtyre tri shteteve për luf*tën civile në Siri nga nëntori i vitit 2017.

Muajin e kaluar, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin ka thënë se të tre liderët do të diskutojnë edhe “themelimin e një komisioni kushtetues dhe rrrugën që duhet ndjekur procesi politik”.

Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, derisa Turqia kundërshton atë dhe përkrah disa grupe rebele.

Së voni, Turqia është duke tentuar të pengojë valën e migrantëve nga Idlibi, teksa Assad fiton territor.

Putin, Rohani dhe Erdogan janë takuar për herë të fundit në shkurt të vitit të kaluar./ Burimi REL

@tn.lajmelokale
@tetovanews