Ballina Bota Analiza ANALIZA: Youtube po dëmton fëmijët!

ANALIZA: Youtube po dëmton fëmijët!

Nga Flora Carmichael BBC World Service

“Vajza ime e ëmbël 10 vjeçe, kërkoi me pafajësinë e saj për “video të kërcimit tap dance” shkroi një prind. “Tani ajo ka parë video të cilat i kanë dhënë këshilla të pasigurta për dëmtimin e trupit dhe për imazhin e trupit të saj”

Kjo është një nga qindra llogari, të cilat po tregojnë dëmin e shkaktuar nga algoritmi i rekomandimeve të Youtube.

Është një fenomen të cilin disa e quajnë si “të biesh në vrimën e lepurit të Youtube”, me përdorues të cilët drejtohen në përmbajtje kontroversiale dhe potencialisht të rrezikshme, ndërkohë që ata mundet mos ta shihnin diçka të tillë.

Llogaritë janë mbledhur nga Mozilla, konkurrente e Google Chrome. BBC nuk mundi ta konfirmonte postimin sepse ata thanë se i kanë mbledhur deklaratat anonimisht. Është e pamundur të dish nëse të gjitha detajet janë të vërteta. Por Mozilla thotë që ka ndarë thjesht disa mesazhe përfaqësuese nga të gjitha mesazhet e marra. Disa duken si histori horror.

“Ajo tanimë nuk po ha ushqim dhe nuk pi.”,- vazhdon prindi. “Nuk e di sesi mund ta zhbëj dëmin që i është bërë mendjes së saj.”Mozilla i kërkoi publikut të ndanin “Pendimet e Youtube”, video të rekomanduara përdoruesve, të cilat i kanë çuar në rrugë të çuditshme dhe të rrezikshme.

“Qindra përgjigje që morëm ishin frikësuese: përdoruesit raportuan të ishin rekomanduar racizëm, komplote, dhe dhunë pasi kanë parë një video të padëmshme,” thotë Ashley Boyd nga Mozilla

“Pasi dikush pa një video rreth vikingëve, një përdoruesi iu rekomandua përmbajtje nga supremacia e bardhë.Youtube është website i dytë më i vizituar në botë. Shërbimi i tyre i rekomandimit kap 70% të kohës së shikimeve në sit, duke dhënë sugjerime që shikuesit të vazhdojnë të shikojnë.

Pronari, Google ende nuk ka dhënë koment për raportin e Mozilla.Menaxherët më parë kanë mohuar se algoritmet e tyre promovojnë përmbajtje të dëmshme duke shtuar se Youtube ka filluar të tregojë shenja paralajmëruese në video me informacione komplotesh.

“Ne i kërkojmë Youtube dhe të gjitha platformave të tjera të veprojnë me integritet, të dëgjojnë historitë dhe eksperiencat e përdoruesve” tha Lauren Seager Smith shefe e Kindscape për mbrojtjen e fëmijëve, e cila nuk është përfshirë në fushatën e Mozilla. “Duhet të reflektojnë se kur përmbajtjet mund të kenë shkaktuar dëm dhe të bëjnë ndryshime për të mbrojtur fëmijët dhe të rrezikuarit.

Mozilla thotë se ka marrë më shumë se 2000 përgjigje në pesë gjuhë. Ka publikuar 28 thënie të njerëzve. Mund të përmendim: “Ish-gruaja ime, e cila ka probleme me shëndetin mendor, filloi të shikonte video komplotesh tre vjet më parë dhe besoi secilën nga to”,-thotë një individ.“Duke ndarë këto histori, ne shpresojmë të rrisim presionin tek Youtube për të fuqizuar kërkuesit e pavarur që të adresojnë problemin me sistemin e rekomandimeve,” tha Ashley Bond e Mozillas. (Dritare net, Ada Shehu)

@tn.lajmelokale
@tetovanews