Ballina Bota Bllokimi i negociatave, pas kritikave të ndërkombëtarëve Franca bën një propozim për...

Bllokimi i negociatave, pas kritikave të ndërkombëtarëve Franca bën një propozim për Ballkanin

Sipas gazetës serbe “Nezavisne”, Franca do fillojë një konsultë zyrtare diplomatike për t’i ofruar Ballkanit Perëndimor një partneritet të veçantë dhe të privilegjuar, i cili do të zëvendësojë anëtarësimin e plotë në BE.

Sipas gazetës, Franca, e ndodhur nën presion nga partnerët e saj europianë për të hequr dorë nga pozicioni i saj kokëfortë në Samitin e ardhshëm europian, për të lejuar që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të fillojnë negociatat me BE, ka vendosur ti propozojë Brukselit një plan të ri për vendet e Ballkanit.

Sipas propozimit, mbështetja financiare, partneriteti special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera, do t’u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” të anëtarësimit të plotë.

“Nezavisne” thotë gjithashtu se Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një “partneritet të privilegjuar” sesa anëtarësim, por edhe atëherë, ajo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë në BE .

Ndërkohë, mediat europiane kanë kritikuar ashpër Francën, duke e akuzuar atë se po e shtyn Ballkanin Perëndimor në duart e Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews