Ballina Aktualitet Makron: Data për Maqedoninë e Veriut, pas reformave (VIDEO)

Makron: Data për Maqedoninë e Veriut, pas reformave (VIDEO)

Presidenti francez Emanuel Makron deklarohet i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin, vetëm nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e zgjerimit dhe vazhdohen reformat e brendshme. Por, ai kundërshton anëtarësime të tjera në union, pa reformim thelbësor duke thënë se BE-ja ndodhet në buzë të greminës. Makron madje vlerëson se vendet anëtare të BE-së nuk mund të mbështeten më te Shtetët e Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s duke e konsideruar Aleancën të vdekur si tru. Këto deklarata Makron i ka bërë për revistën britanike Ekonomist.

Emanuel Makron:

Nëse bëhen reformat në muajt e ardhshëm jam i gatshëm që të fillohen negociatat. Por, nuk dua askush të bëhet anëtar pa e reformuar BE-në.
Ne aktualisht jemi duke përjetuar vdekjen e trurit të NATO-s.
Evropa është në buzë të një gremine dhe duhet të fillojë të mendojë për veten në mënyrë strategjike si një fuqi gjeopolitike, ndryshe ne nuk do ta kemi më në kontroll të ardhmen tonë.
Makron shton se Evropa është bërë si treg ku më nuk ka politikë për të ardhmen. Si zgjidhje të ligjikshme ai e sheh investimin e kompanive të huaja në vendet aspirante kurse vetëm hapjen e proceseve burokratike, si absurde.

Kryeministri Zoran Zaev, vazhdon të besojë se reformimi i procesdurës së anëtarësimit dhe fillimi i negociatave mund të shkojnë paralelisht.

Unë besoj se metodologjia mundet të adaptohet deri në konferencën e parë ndërqeveritare e cila vjen pas një numri të caktuar të muajve që nga sjellja e vendimit për fillimin e negociatave. Kjo është një periudhë e mjaftueshme për metodologji të re e cila, siç kam dëgjuar, është një mundësi e drejtë për ne- deklaroi Zoran Zaev.

Ndërkohë në Parlamentin Evropian, komisioneri në largim për zgjerim të BE-së Johanes Han, ndër mbështetësit më të zëshëm të procesit eurointegrues të vendit kishte fjalimin e fundit para deputetëve. Ai shpreson që gabimi i Këshillit Evropian nga samiti i fundit do të rishikohet.

Ne dhamë garanci që kur do të plotësohen kriteret do të fillojnë negociatat. Ne nuk i plotësuam premtimet tona dhe shpresojmë se vendimi do të rishikohet- tha Johanes Han, eurokomisioner në largim.

Parlamanti Evropian një ditë më parë zgjodhi edhe informuesin e ri për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetin bullgar Ilhan Qukuk në vend të Ivo Vajgëllit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews