Ballina Bota Miliarderi Bloomberg zyrtarisht në zgjedhje: Garoj për të mposhtur Trumpin

Miliarderi Bloomberg zyrtarisht në zgjedhje: Garoj për të mposhtur Trumpin

Miliarderi dhe ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka njoftuar zyrtarisht se do të garojë për President të Shteteve të Bashkuara duke i dhënë fund disa javëve spekulime në lidhje me kandidaturën e tij.

“Po garoj për president për të mposhtur Donald Trumpin dhe për të rindërtuar Amerikën. Ne nuk mund të lejojmë veprimet e pamatura dhe joetike të presidentit Trump të ndodhin edhe në katër vjetët e ardhshme”, tha ai përmes një deklarate.

Ndërkaq nënpresidenti amerikan Joe Biden po kryeson sondazhet në mesin e demokratëve të cilët po garojnë për zgjedhjet presidenciale, pasuar nga kryebashkiaku i South Bend, Pete Buttigieg, senatorja Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.

Nga ana e tij Bloomberg po promovohet nga performanca e tij si kryebashkiak dhe më pas me premtimin për të rindërtuar vendin dhe për të rikthyer besimin tek ëndrra amerikane, ku të pasurit do të paguajnë më shumë dhe klasa e mesme do të mbajë peshën që i takon.

Ai ka kundërshtuar vazhdimisht planet e senatores Warren për të rritur taksat ndaj të pasurve, për programet që ka paraqitur për kujdesin shëndetësor, por edhe për shkollimin falas teksa e konsideron veten si demokrati i vetëm që mund të nxjerrë presidentin republikan nga Shtëpia e Bardhë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews