Po përpiqej të forconte kredenciale për politikën e jashtme në garën për Shtëpinë e Bardhë, por pyetjet e një zgjedhësi bënë që Joe Biden ta humbte kontrollin.
Njeriu që zemëroi ish zëvëndëspresidentin dhe kandidatin demokrat, ishtë një fermer 83-vjeçar që e akuzoi për çështjen e Ukrainës.
“Kam një pyetje të cilës dua t’i përgjigjesh. Ne të gjithë i dimë manovrat e Trump në Ukrainë. Ai pezulloi ndihmat për të detyruar nisjen e hetimeve ndaj jush. Por ju, nga ana tjetër, çuat djalin tuaj të punonte për një kompani gazi që nuk kishte asnjë eksperiencë për ta bërë, në mënyrë që t’i siguronit qasje presidentit. Edhe ju bëtë të njëjtën gjë”
Kjo nuk i pëlqeu aspak Biden. “Je një gënjeshtar. Nuk është e vërtetë. Askush nuk e ka thënë këtë” tha Biden.
Burri replikoi se nuk po thoshte se Biden kishte bërë diçka të paligjshme, por kandidati demokrat për presidencën nuk u ndal.
“The se unë e përfshiva djalin tim në kompaninë ukrainase. Apo jo? Tregohu koherent”, shtoi kandidati Biden.
Më herët po i njëjti person, kishte ngritur dyshime për moshën e tij, duke e quajtur shumë të vjetër për t’u bërë president.