Liverpool do të luajë çerekfinalen e Carabao Cup ndaj Aston Villa-s vetëm disa orë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës për klube.
“The Reds” kanë një kalendar tepër të zënë dhe Football League ishte duke punuar për të ndryshuar datën e ndeshjes së dhjetorit pasi përplaset me atë të Katarit.
Skuadra e Klopp do të ndahet në dysh, pra njëra do të luajë në Carabao Cup më 17 dhjetor, ndërsa tjetra më 18 dhjetor në Kupën e Botës për klube.
Klubi që aktualisht kryeson kampionatin anglez ka pranuar të përdorë dy skuadra të ndryshme për dy ndeshjet.
Edhe pse u kryen bisedime të shumta në lidhje me këtë çështje, nuk u evitua dot zhvillimi i dy ndeshjeve në 24 orë nga Liverpooli në një distancë prej 5500 km, por të paktën në këtë mënyrë u garantua pjesëmarrja e kësaj skuadre në të dyja këto kompeticione.