Justin Trudeau u pa dhe u dëgjua gjatë një pritje mbretërore, duke qeshur më Boris Johnson, Emanuel Macron dhe të tjerë. në kurriz të Donald Trump.
Kryeministri kanadez komentoi me nota humori konferencën e tejzgjatur të Trump në NATO dhe në një moment thotë: “Pamë ekipin e tij teksa i shkonte mjekra në tokë”. Trudeau u përpoq të shpjegonte, por nuk kërkoi ndjesë.
“Mbrëmjen e shkuar ju referova faktit se kishte pasur një konferencë të paplanifikuar për shtyp, para takimit tim me presidentin Trump. Isha i lumtur të merrja pjesë por kjo ishte dukshme”, deklaroi më pas Trudeau. “Ai është me dy fytyra”, iu përgjigj Trump.
Mirëpo, kjo ka nxitur edhe zemërimin e presidentit amerikan. Ky i fundit është larguar para mbylljes së Samitit, madje mediat e huaja raportojnë së Trump ishte i tensionuar dhe i revoltuar.