Ballina Bota Ish- presidenti i Sudanit dënohet për pastrim parash dhe korrupsion

Ish- presidenti i Sudanit dënohet për pastrim parash dhe korrupsion

Një gjykatë në Sudan dënoi të shtunën ish-presidentin Omar al-Bashir për pastrim parash dhe korrupsion, duke e dënuar atë me dy vjet në një institucion rehabilitimi.

Ky është vendimi i parë në një seri procedurash ligjore kundër al-Bashirit, i cili gjithashtu kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nën akuza për krime lufte dhe gjenocidit lidhur me konfliktin në Darfur në vitet 2000.

Vendimi erdhi një vit pasi protestuesit sudanez filluan fillimisht revoltën e tyre kundër sundimit autoritar të al-Bashirit. Gjatë tre dekadave të tij në pushtet, Sudani hyri në listën e Shteteve të Bashkuara si sponsorizues i terrorizmit, dhe ekonomia e vendit ka vuajtur nga vite keqmenaxhimi dhe sanksionet amerikane.

Al-Bashir ka qenë në paraburgim që prej muajit prill, kur ushtria e Sudanit ndërhyri dhe e largoi atë nga pushteti pas disa muajsh protestash mbarëkombëtare. Kryengritja përfundimisht e detyroi ushtrinë të binte dakor për një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me civilët.

Sipas ligjit sudanez, al-Bashir, 75 vjeç, do të dërgohet në një institucion shtetëror të rehabilitimit për të moshuarit që janë të dënuar për krime që nuk dënohen me vdekje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews