Ballina Bota Pak pas konferencës së Putin/ Të shtëna me armë në selinë e...

Pak pas konferencës së Putin/ Të shtëna me armë në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë, të paktën 3 të vrarë (VIDEO)

Tre persona janë vrarë sot nga të shtënat me armë që kanë ndodhur para selisë së FSB-së ruse në qendër të Moskës, kur një sulmues i panjohur hapi zjarr me kallashnikov.

Të shtënat kanë ndodhur në sheshin Lybianka që gjendet vetëm 10 minuta ecje nga Kremlini dhe Sheshi i Kuq, transmeton Telegrafi.

Ekipet e deminimit kanë gjetur granatë dhe një çantë me pajisje të dyshimta. E fillimisht kalimtarët e rastit as që e kishin idenë se çfarë po ndodhte, kur filluan të shtënat, vrapuan nga të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes.

Megjithatë, aty u shfaqën shpejt njësi të shumta të policisë, e në internet janë shfaqur videot që tregojnë burrat e veshur në të zeza duke vrapuar nëpër rrugë të armatosur deri në dhëmbë.

Madje në prapavijë dëgjohen të shtënat, kurse kalimtarët bëjnë të pamundurën që të strehohen pas veturave e objekteve të forta që nuk i përshkon plumbi.

Sipas raporteve të fundit, është vrarë sulmuesi që kishte shtënë me armë në ndërtesën e FSB-së, kurse identiteti i tij nuk është konfirmuar ende. /Telegrafi/

https://youtu.be/LDqpEOSrEjY

@tn.lajmelokale
@tetovanews