Ballina Bota Putin inauguron urën më të gjatë në Europë, lidh Rusinë me Krimenë...

Putin inauguron urën më të gjatë në Europë, lidh Rusinë me Krimenë (Video+Foto)

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të urës që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, të pushtuar nga Rusia.

Kievi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ndërtimet e nisura nga Rusia, duke i konsideruar si shkelje të sovranitetit të Ukrainës, prandaj fuqitë botërore kanë vënë sanksione në kompanitë e lidhura me ndërtimin e urës 19-kilometërshe.

Putin në anën tjetër ka falënderuar punëtorët për përpjekjet e tyre për të ndërtuar “këtë projekt gjigant”, në një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror rus.

Në muajin nëntor, kompania private hekurudhore, Grand Service Express ka njoftuar se treni i parë do të nisej nga Shën Petersburgu për në Sevastopol më 23 dhjetor dhe do të udhëtojë, 2,741 kilometra për 43 orë e gjysmë.

Kjo urë ka kushtuar 3.7 miliardë dollarë dhe është ura më e gjatë në Evropë, duke tejkaluar urën Vasco de Gama të Portugalisë.

 

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews