Ballina Bota Ndalohet organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare në Iran

Ndalohet organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare në Iran

Federata iraniane e futbollit konfirmoi sot se ishte ndaluar të organizonte ndeshje ndërkombëtare në Iran, ndërkohë që katër klube të saj marrin pjesë në një turne rajonal që filloi këtë javë.

“Federata ka marrë një letër nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) që njofton vendimin për të pritur ndeshjet e Ligës së Kampioneve të AFC-së, organizuar nga ekipet iraniane në vendet e treta”, theksoi ajo në një komunikatë.

Ajo nuk dha detaje se cilat ishin shkaqet e këtij ndalimi.

“Menjëherë pas marrjes së kësaj letre, një takim urgjent nga federata u organizua dhe drejtuesit e katër klubeve që përfaqësojnë Iranin në turne, Persepolis, Esteghlal, Sepahan dhe Shahr Khodro, do të konsultohen sot, shtoi federata.

KLubet dhe federata do të formulojnë në ditët e ardhshme përgjigjen e tyre për këtë vendim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews